Inter pas Ramirez
10 May, 2011
Interi si duket është dorëzuar në garë për të transferuar lojtarin e Udineses, Alexis Sanchez dhe tani Nerazzurët e kanë kthyer radarin e tyre kah lojtari i Bolognas, Gaston Ramirez.
La Gazzetta dello Sport tregon se Interi është duke shikuar të transferoj ndonjë lojtar kreativ në skuadër dhe Ramirez është pikërisht lojtari që i plotëson të gjitha kushtet e Nerazzurëve.
Ramirez karierën e tij profesionale e ka filluar me Penarol në vitin 2010 dhe më pas u transferua te Bologna verën e kaluar.
Kontrata e tij më klubin aktual përfundon në vitin 2015, por një ofertë prej 8 milion euro e Nerazzurëve do të bëj që ai të transferohet në San Siro.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου