Interi në finale
May 11, 2011
Një barazim me rezultat 1-1 në San Siro i ka mjaftuar Interit për të kaluar në finale të Kupës së Italisë me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshje, 2-1.
Milan kthehet kah Lamela
May 12, 2011
Gjiganti italina, Milani është futur përsëri në garë për të transferuar të riun e River Plates, Erik Lamelan.
La Gazzetta dello Sport njofton se Milani ka dështuar të transferoj yllin e Santos, Ganson dhe për këtë arsye është rikthyet kah lojtari kreativ i River Plates, Erik Lamela.
Lamela ka qenë i lidhur me një kalim te Milani edhe gjatë afatit kalimtar dimëror por nuk ka arritur të bëj një marrëveshje me kampionin aktual Italian i cili tashmë ka rikthyer përsëri interesin te 19 vjeçari.
Sidoqoftë problem i madh për tu bërë ky transferim është çmimi që kërkohet nga River Plate i cili është 20 milion euro.
Zamparini: Do ta mposhtim Interin, 3-1
May 12, 2011
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini është shprehur shumë optimist për finalen e Kupës së Italisë kundër Interit duke thënë se klubi i tij do t’i mposht Nerazzurët.
“Tani ne jemi duke shkuar në finale dhe do ta mposhtim Interin me rezultat 3-1″.
“Ky klub është më shumë i matur se në sezonin e kaluar”.
“Unë nuk e shikova ndeshjen kundër Milanit. Unë shkova për shëtitje në qytet, duke shikuar vende të preferuara”, tha Zamparini për AFP.
Inter pyet Lille për çmimin e Hazard
May 12, 2011
Skuadra italiane, Interi është në kontakte me klubin francez, Lille për yllin e tyre, Eden Hazard
Hazard konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenj në kontinent dhe ai është duke u kërkuar nga shumë shumë top-klube Europiane.
Sky Italia tregon se Interi në këtë javë ka pyetur Lille për çmimin e këtij lojtari.
Klubi francez është i gatshëm ta shesë lojtarin por asesi për një çmim më të ulët se 25 milion euro.
Juventusi, 120 milion në dispozicion gjatë afatit kalimtar veror?
May 12, 2011
Bordi i gjigantit italian, Juventusit janë duke u përgatitur që ta rrisin shumën e parave të cilët Biankonerët do t’i kenë në dispozicion për të transferuar lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar veror.
Corriere dello Sport tregon se Juventusi momentalisht ka në dispozicion 100 milion euro por klubi është duke u përgatitur që këtë shumë ta ngrisë në 120 milion euro.
Juventusi do të kërkoj shumë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar veror ku më kryesor janë, Sergio Aguero, Karim Benzema, Neymar, Bastos dhe mesfushori i Portos Fernando.
Dje është raportuar se mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo ka arritur marrëveshje me Biankonerët.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου