Cana, pesë vjet te Lazio
Sipas gazetës italiane, krerët e Lazios kanë kompletuar blerjen e Canës 27-vjeçar falë portierit Fernando Muslera. Ky i fundit karrierën do ta vazhdojë te skuadra aktuale e Canës, Galatasaray.
Gjiganti turk do t’i paguajë edhe dy milionë euro dëmshpërblim Lazios. Sipas gazetës, Cana do të ketë pagë vjetore prej dy milionë eurosh. Transferimi i Canës pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.
“Cana do t’i shtojë ekipit cilësi në mesfushë, por edhe në mbrojtje gjithashtu”, ka thënë trajneri i Lazios, Eddy Reja.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου