Menez dhe Maxwell drejt Milanit
Pas marrjes së Mexes dhe Taiwo, Milani është në gjurmët e mesfushorit francez të Romës, Jeremy Menez dhe mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Maxwell. Siç bëjnë me dije mediat italiane,
Milani tashmë ka arritur një marrëveshje me francezin dhe pritet që t’i bëjë një ofertë Romës. Shifra që Milani do të ofrojë për Menez nuk pritet që të shkojë më shumë se 10 milionë euro.
Menez mund të luajë si gjysëmsulmues, por edhe si trekuartist. Ndërkohë, negociatat duket se janë në rrugën e duhur edhe për mbrojtësin brazilian, Maxwell. Ky i fundit është aktivizuar shumë pak këtë sezon dhe ka kërkuar që të largohet.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου