Lojtari i Lille, Gervinho si duket ka marrë një vendim të shpejtë rreth së ardhmës së tij duke thënë se do largohet nga klubi i tij për tu transferuar në Premier League.
Gervinho sot në mëngjes ka thënë se mund të rinovoj kontratën e tij me Lille ndërsa tani pohon të kundërtën gjë duke thënë se do largohet drejt Premier League.
“Unë kam marrë një vendim, do të largohem nga klubi im”.
“Unë shumë shpejtë do të takohem me drejtuesit e klubit dhe t’i tregoj për këtë gjë por ata e dinë shumë mirë se dua të luaj në një top-klub Europian. Agjenti im është duke bërë gjërat që unë i dëshiroj dhe e ardhmja ime është në Angli”, tha Gervinho për Skysports.com
Arsenali është klubi anglez që ka shprehur interes më serioz për transferimin e këtij sulmuesi.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου