Barcelona ka arritur të shënoj një fitore të lehtë në transfertë të Bate Borisov me rezultat mjaft të lartë prej 5-0.
Volodko me një autogol të shënuar në minutën e 19-të hap serinë e golave të Barcelonës në këtë takim.
Tre minuta më vonë Pedro pas një gabimi në mbrojtjen e vendasve shënon me kok për 2-0.
Në minutën e 38 Messi shënon për epërsinë prej 3-0 dhe për vulosjen e fitores së Barcelonës që në pjesën e parë.
Sidoqoftë, Messi në minutën e 56 shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për klubin e tij.
Kështu Barcelona pas barazimit në ndeshjen e parë me Milanin me rezultat 2-2 arrin të shënoj fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Në listën e realizatorëve nuk la pa u futur edhe David Villa i cili shënon për 5-0 në minutat e fundit të takimit.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου