Pavarësisht fitores së fundit në kampionat 4-1 kundër Swansea, tek Chelsea jo gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë. Tani mesa duket në radhët e skuadrës londineze ka një çështje “Lampard”. Një nga lojtarët lider të Chelsea, dhe futbollist tejet i lidhur me këtë klub po përjeton momentet më të vështira të karrierës së tij me këtë ekip teksa nuk ka luajtur në 3 nga 4 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe kupës.
Së fundmi ndaj Swansea në “Stamford Bridge”, ikona e “Bluve të Londrës” ashtu sikurse edhe John Terri nuk u përfshi për asnjë minutë në formacion madje edhe në fund kur Raul Meireles ka dalë nga fusha e lojës, Andre Villas Boas ka aktivizuar adoleshentin McEcran. Në një kohë që vetë Lampard duket tejet i mërzitur me këtë fakt, trajneri portugez Villas Boas preferon të qetësojë gjakrat duke deklaruar se tek skuadra e tij nuk ka asnjë çështje Lampard. “Ne trajnerët duhet të marrim gjithnjë vendime të tilla. Unë nuk mund të jap llogari çdo tre ditë për vendimet që marr për sa i takon organikës së lojtarëve. Megjithatë më duhet të them që Lampard është një lojtar dhe një njeri fantastik. Sigurisht që ai është një lojtar kyç për ekipin tonë dhe për këtë nuk kemi asnjë dyshim. Shumë shpejt ai do të kthehet të jetë titullar, madje më shpejt sesa ju mendoni”, deklaroi Villas Boas.
Megjithatë përkundër kësaj Frank Lampard duket se po mendon me seriozitet mundësinë për të braktisur skuadrën e Chelsea që në merkaton e Janarit.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου