Skuadra e njohur turke e Galatasaray ka kaluar një ditë stërvitjeve tepër entuziaste duke pasur nën shoqërinë e vet bastkebollin më të mirë të viteve të fundit në botë Kobe Bryant. Ylli i Los Angelos Lakers, ka qenë në Stamboll në ditët e fundit dhe më tej për arsye komecionale ka vizituar klubin e Galatasaray duke qëndruar madje me ekipin për shumë minuta në stadiumin ku luan skuadra e njohur turke. Futbollistët e Galatasaray kanë përfituar nga fakti për të bërë foto me basketbollistin e shquar të NBA Brajant.
Mes lojtarëve që nuk i janë ndarë për asnjë moment yllit të NBA ishte Felipe Melo dhe portiere Muslera, por i apasionuar shumë pas fotove me Bryant ishte edhe trajneri Terim. Pas fotos në grup të bërë me të gjithë ekipin e Galatasaray, Kobe Bryant ka provuar të bëjë disa numra me topin dhe më pas është futur në portë duke tentuar të presë disa gjuajtje nga pika e bardhe e penaltisë. Media turke i ka bërë jehone të madhe vizitës se Bryant tek Galatasaray.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου