David Beckham ka rënë pre e një lajmi ta pavërtetë të publikuar nga agjencia e lajmeve “Global Asociated News”, në të cilën bëhej e ditur se futbollisti i njohur anglez kishte vdekur gjatë një aksidenti tragjik në një nga rrugët më të gjata të Amerikës “Interstate 80” në një kohë që ishte në timonin e një makine të një miku me të cilën udhëtonte me 150 kilometra në orë. Sipas këtij lajmi që brenda pak orësh është bërë tejet i klikuar në rrjetet e ndryshme sociale, futbollisti në fjalë kishte humbur kontrollin e makinës dhe kishte bërë disa saltro përpara se të gjente vdekjen.
Lajmi i publikuar nga “Global Asociated News” po dukej gjithnjë dhe më i vërtetë falë edhe hollësive të tjera të tjera të kopsitura mjaft mirë në këtë rast për ta bërë të besueshëm lajmin, kur flitej edhe për detajet e funeralit të David Beckham.
Për ta përgënjeshtruar këtë lajm ka mjaftuar aktivizimi si titullar i David Beckham në ndeshjen e Champions League të Amerikës Qendrore dhe Veriore që ekipi i tij Los Angeles Galaxy luajti në Costa Rika kundër një ekipi vendas. Pasi Beckham është shfaqur në fushën e lojës fansat e tij në “Twitter” dhe rrjete të tjerë sociale janë shfaqur në tërbuar në komente mbi këtë informacionin e rreme të tmerrshëm që kishte botuar “Global Asociated News”, ndërkohë që zëdhënësi i Beckham ende nuk ka dalë në një qëndrim.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου