Të martën në mbrëmje në një kohë që Inter luante një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit…në shtëpinë zikaltër i vetmi që gëzonte ishte kapiten Zanetti i cili me Novarën ka festuar ndeshjen numër 757 me fanellën zikaltër përkthyer ndryshe në 65 mijë e 656 minuta. Rekord absolut sa i takon historisë së Interit, asnjë lojtar tjetër nuk ka luajtur me shumë ndeshje me fanellën zikaltër sesa lojtari argjentinas.
Futbollisti i cili në 10 Gushtin që lamë pas, mbushi 38 vjeç ka thyer rekordin e mbajtur deri tani nga një tjetër legjendë zikaltër ish -mbrojtësi i famshëm Jusepe Bergomi i cili u tërhoq nga futbollisti duke regjistruar 756 ndeshje me fanellën e Interit.
Por Zanetti jo vetëm që e ka kaluar rekordin e Bergomit, por falë faktit që është në aktivitet mund ta thellojë shumë këtë arritje duke e bërë ndoshta të pakapshëm këtë rekord. Sa i takon 757 ndeshjeve të luajtura nga Zanetti me fanellën e Interit, ato janë ndarë në 539 ndeshje të luajtura në Serine A, 64 në kupën e Italisë, 141 në kupat e Europës dhe 13 takime të luajtura në turne të tjerë.
Debutimi zyrtar i Javier Zanettit me fanellën zikaltër daton në 27 Gusht të 1995 në takimin Inter-Vicenza. Që në atë takim Zanetti ka luajtur vetëm me fanellën e Interit.
Që prej 29 Gushtit të 1999 argjentinasi është kapiten i Interit me fanellën me të cilit ka fituar 16 trofe nga të cilat, 14 si kapiten.







0 σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου